KQZ-ja jep detaje pas incidentit me zarfet nga Serbia

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 15:51 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi, ka bërë të ditur se sot gjatë procesit të verifikimit të fletëvotimeve që kanë ardhur nga jashtë vendit, është raportuar për një kundërmim, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se tani autoritetet përgjegjëse janë duke u marrë me këtë rast dhe se KQZ-ja mbetet e përkushtuar në ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

“Jemi në proces të verifikimit të fletëvotimeve që kanë ardh nga jashtë Kosovës, ndërkohë është raportu një problem në ldihje me një kundërmim që ka ardh nga plikot, më pastaj kem proceduar me organet kompentet”.

“Ende situata nuk është e qartë aty ka zarfe që kanë ardhur nga vendet tjera dhe nga Serbia. Zarfi përbën matierial të ndjeshëm dhe tashmë është në pronësi të Komisonit Qendror të Zgjedhjeve”.

Halimi tha se nuk e dihet çfarë substance apo helmi është përdorur dhe është herët që të flitet pasi që organet kompetente janë në fazën e analizimit të tyre.

“Besoj se sot gjatë ditës KQZ-ja do të mblidhet për ta marrë një vendim. Se çfarë ka ndodhur nuk e dimë, por jemi në proces që ta marrim vesh. Posa ta kemi atë pasqyrë, do ta ndajmë me ju”.


Të ngjashme