KQZ-ja me njoftim të rëndësishëm për votuesit e infektuar me Covid-19

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 12:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Votuesit nga komuna e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut duhet të tregohen të kujdesshëm në ditën e zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do t’iu dërgojë ekipet lëvizëse në shtëpitë e tyre për t’iu mundësuar votimin të gjithë këtyre votuese që i takojnë periudhës 15 nëntor-26 nëntor, por KQZ-ja ka bërë një paralajmërim që kurrsesi të mos tentojnë të shkojnë për të votuar edhe në vendvotimin e tyre.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se votuesit të cilët janë të infektuar me Covid-19 në rast se pasi kanë votuar përmes ekipit lëvizës nga shtëpia e tyre ku janë në karantinë do të dalin të votojnë edhe në vendvotim, atëherë do të bënin dy vepra penale.

“Le të iu bëhet e qartë të gjithë qytetarëve të cilët regjistrohen që kanë Covid dhe do të votojnë në shtëpi dhe përkundër asaj shkojnë votojnë në qendër të votimit ata do të i kryejnë dy vepra penale: do të votojnë dy herë dhe do të shkelin ligjin mbi Covidin. Kështu që të bëhet kjo publike dhe të dihet”, ka thënë Daka.

Ky sqarim u bë në mbledhjen e KQZ-së, në të cilën u bë e ditur se materialet zgjedhore janë dërguar në dy komunat dhe ato do të shpërndahen për në vendvotime sipas planifikimeve në ditën e zgjedhjeve.

Po në këtë mbledhje, KQZ-ja u dakordua me propozimin e kryetares së KQZ-së që gjatë ditës së nesërme do të vendoset lidhur me kufizimin e numrit të vëzhguesve nëpër vendvotime, me qëllim që të mos krijohen tollovi gjatë ditës së votimit dhe të ruhet distanca ashtu siç kërkohet nga institucionet shëndetësore.

Të ngjashme