KQZ-ja miratoi fondin për mbështetjen e partive politike, 700 mijë euro bazuar në ulëset e fituara në zgjedhjet paraprake

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 14:56 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u miratua fondi për mbështetjen e partive politike, që për këta dy muaj do të jetë 700 mijë euro bazuar në ulëset e fituara në zgjedhjet paraprake, raporton Ekonomia Online.

KQZ-ja njoftoi se kanë 28 aplikacione të partive politike, duke shtuar se në lista zgjedhore nuk ka pasur përmirësime sa i përket përfshirjes së barabartë të kandidatëve të dy gjinive në zgjedhje.

“Kemi 28 aplikacione të partive politike. Në aspektin gjinor s’kemi përmirësim. Kemi shtatë parti politike shqiptare me 780 kandidatë. Është koha që KQZ-ja ta ndaj fondit për financimin e partive politike që për këta dy muaj është 700 mijë euro bazuar në ulëset e fituara më zgjedhjet paraprake”, ka thënë Ylli Buleshkaj, nga Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Të ngjashme