KQZ-ja miraton fletëvotimin dhe broshurën, VV-ja nuk pranon ta ndryshojë listën

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 19:11 | Nga Përparim Bublaku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletëvotimin dhe broshurën për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2021 për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Burim Ahmetaj tha se fletëvotimi përmban të gjitha kriteret e përcaktuara siç është logo e KQZ-së emrin dhe numrin e subjekteve politike si dhe numrat për kandidatet. Ai ka thënë se fletëvotimi përmban edhe efektet e sigurisë.

Valdete Daka ka thënë se ja dy lloje të fletëvotimeve.

Arianit Elshani nga PDK ka thënë se ata në përputhje me ligjet kanë kërkuar që brenda fletëvotimeve të jetë edhe slogani rimëkëmbje. Ai ka kërkuar që kjo kërkesë të përfshihet duke shtuar se ata si parti nuk janë informuar për kërkesën e tyre nëse do të aprovohet ajo.

Sami Kurteshi ka thënë se partitë sipas rregullores aplikojnë në bazë të emrit dhe akronimit jo sloganit.

Me shumicë votash është miratuar fletëvotimi për zgjedhjet. Ndërsa s’ka kaluar  rekomandimi i përfaqësuesit të PDK-së që në fletëvotim të jetë edhe slogani i partisë.

Valdete Daka ka kërkuar që fletëvotimi të publikohet sa më shpejt në webfaqe në mënyrë që të filloj votimi nga diaspora.

Anëtarët e KQZ-së kanë diskutuar propozimin e broshurave me listat e kandidatëve.

Nisma ka kërkuar që të hiqen të gjitha zbrazëtirat dhe të bëhet riradhitja, qëndrim të njëjtë ka dhënë edhe AAK-ja.

VV ka thënë se lista e tyre s’do të ndryshojë dhe do të jetë ajo çfarë ka qenë  prej 110 deputetëve.

Sipas vendimit broshurat do të jenë me emrat e kandidatëve të certifikuar.

Sami Kurteshi ka thënë se kjo gjë po bëhet për të hequr nga lista Albin Kurtin.

Propozimi i VV-së që listat të mbesin siç janë, nuk ka kaluar. Ndërsa propozimi i Nismës që listat në broshurë të ndryshohet ka marr 8 vota për.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme