KQZ-ja nis mbledhjen me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 16:38 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para pak minutash ka filluar mbledhjen për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019, raporton Ekonomia Online.

Ky institucion në fillim të mbledhjes ka mbajtur Një Minut heshtje në nderim të viktimave të tërmetit të një ditë më parë në Republikën e Shqipërisë.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka duke folur në emër të institucionit që e drejton derisa ka shprehur “ngushëllimet më të sinqerta të gjitha familjeve që humbën më të dashur e tyre nga ky tërmet”, duke shtuar se “solidarizohemi me dhimbjen tuaj, ndërsa të lënduarëve u urojmë shëndet”.

Të ngjashme