KQZ-ja planifikon të shpenzojë mbi 14 milionë euro për vitin 2021

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 11:23 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka planifikuar që për vitin 2021 të ketë buxhet në vlerë prej 14 milionë e 337 mijë euro, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i KQZ-së nga LDK-ja, Sami Hamiti ka thënë se plani i buxhetit është më specifik sepse në 2021 janë zgjedhjet lokale.

Ai ka thënë se nuk është reale sepse janë përgjysmuar shumat e projekteve.

“Plani i buxhetit është pak ma specifik sepse në vitin 2021 është vit zgjedhor i rregullt dhe kemi zgjedhjet lokale”.

“Ne i kemi rekomanduar KQZ-së që ta votojë këtë draft dhe njësitë kërkuese që e kanë pasur prej shefit janë munduar që të kenë një planifikim sa më real dhe rekomandimi i këshillit është që të votohet”.

“Konsideroj që nuk është reale sepse janë përgjysmuar shumat e projekteve  dhe besoj që do të reflektohet në komisionin për buxhet”.

Po ashtu në mbledhje ka pasur edhe përplasje mes kryetares së këtij komisioni dhe anëtarit të VV-së lidhur me propozimin për rivlerësimin e gjendjes epidemiologjike në Podujevë për mbajtjen e zgjedhjeve, raporton EO.

Megjithatë kërkesa e Ali Ramës nga VV-ja nuk ka kaluar, ngase kryetarja e KQZ-së Valdete Dala ka thënë se s’mund të marrin asnjë rol ekzekutiv.

Lexo më shumë:

Të ngjashme