KQZ-ja publikon dosjen e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët e zgjedhur të Zgjedhjeve Lokale 2021

Prishtinë | 25 Shk 2022 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar dosjen e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët e zgjedhur që u takojnë Zgjedhjeve Lokale 2021.

Duke u bazuar në nenin 43 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, KQZ, duke vepruar përmes Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, krijon dhe ruan një dosje të informimit publik e cila përmban: regjistrin e donatorëve të secilit subjekt politik; raportet e publikimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike të dorëzuara në KQZ dhe formularët e publikimit financiar për kandidatët e zgjedhur.

Të gjitha subjektet politike që certifikohen nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje janë të obliguara që brenda 45 ditësh pas ditës së zgjedhjeve të dorëzojnë raportin financiar të fushatës zgjedhore.

Kjo dosje është e publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet Financiare të Fushatave Zgjedhore, ose në vegzën direkte: https://web1.kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-financiare-te-fushatave-zgjedhore-te-audituara/

Të ngjashme