KQZ-ja regjistron partinë “provokuese” të Jabllanoviqit

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 10:25 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 13-të në të cilën është diskutuar për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 11 qershor.

Në këtë mbledhje u bë e ditur se ish-kryetari i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq është bërë me parti të re, raporton Ekonomia Online.

Partia e tij e re që do të quhet “Partija Kosovskih Srba-PSK”, sipas KQZ-së është në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës.

Po ashtu në këtë mbledhje u bë e ditur edhe numri potencial i votuesve e që është 1 milion e 885 mijë e 147.

KQZ bëri të ditur se shuma e limituar për një parti politike që mundet t’i shpenzojë për këto zgjedhje është 942 mijë e 573 e 50 cent.

Të ngjashme