KQZ-ja rishikon buxhetin, për zgjedhjet lokale duhen mbi 7.5 milionë euro

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 11:32 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e rradhës, ka shqyrtuar shpenzimet si dhe rishikimin e buxhetit për këtë vit, raporton Ekonomia Online.

Burim Ahmetaj, kryeshef ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, tha se janë duke bërë përgatitjet në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Përderisa Arianit Elshani nga PDK-ja, ka bërë të ditur koston e zgjedhjeve të parakohshme për  Kuvendin e Kosovës të cilat u mbajtën më 14 shkurt.

Sipas të dhënave të KQZ-së, këto zgjedhje i kushtuan buxhetit të Kosovës 4 milionë e 469 mijë e 764 euro.

Planifikimet për koston e këtyre zgjedhjeve kanë qenë më i madh, ka sqaruar ai, duke shtuar se kishin planifikuar 5 milionë e 578 mijë e 712 euro.

Po ashtu, sipas raporteve të KQZ-së këto zgjedhje kushtuan më pak se ato të vitit 2019, të cilat kishin kushtuar rreth 5.2 milionë euro.

“Janë analizuar periudhat janar-mars mbi koston e shpenzimeve, dhe shpenzimet janë mbi 4 milionë euro apo 34% dhe këshilli propozon që të miratohet”, tha Elshani i PDK-së.

Poashtu është bërë edhe shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të buxhetit për vitin 2021, raporton EO.

Elshani, ceki se buxheti aktual i KQZ-së është 7 milionë e 64 mijë, dhe në këtë buxhet është i përfshirë edhe për raundin e dytë për zgjedhjet lokale që parashihet të mbahen në tetor.

Gjithashtu KQZ-ja ka miratuar kërkesën drejtuar Ministrisë së Financave, për t’u alokuar një buxhet shtesë prej 3 milion e 886 mijë e 717 euro.

“Buxheti aktual i KQZ-së, është 7 milionë 64 mijë e 436 euro dhe për nevojat që ta përmbyllim këtë vit suksesshëm duhet të bëjmë një kërkesë edhe për 3 milionë e 886 mijë e 717 euro në Ministrinë e Financave për t’i aklokuar në kuadër të KQZ-së”.

Të ngjashme