KQZ-ja së shpejti me raport se sa kanë kushtuar zgjedhjet e 6 tetorit

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 09:54 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk ka të dhëna të sakta të shpenzimeve për procesin zgjedhorë, por kjo do të bëhet e ditur pasi të përpiloj raportin përfundimtarë të shpenzimeve.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi në një prononcim për Ekonomia Online ka treguar se janë në fazën  e kryerjes së të gjitha pagesave për zgjedhjet  e 6 tetorit, por që shumën e saktë të shpenzimeve do ta dinë pasi të kenë raportin e plotë të shpenzimeve.

“Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve aktualisht është në fazën  e kryerjes së të gjitha pagesave të cilat kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve të 6 tetorit, për këto zgjedhje shuma e planifikuar ka qenë  rreth 6 milion euro por se sa nga këto mjete janë shpenzuar ne do të mund ta dimë vetëm pasi të kemi një raport përfundimtar të shpenzimeve dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje e sipër të këtij raporti të shpenzimeve”.

Elezi është shprehur se ende janë në kohë me afatet kohorë pasi ligji e parasheh se brenda 60 ditëve pas shpalljes së rezultateve, janë të obliguar t’i publikojnë shpenzimet.

“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme parasheh që KQZ-të publikoj një raport të shpenzimeve brenda  60 ditëve nga shpallja e rezultateve, koha se kur do të bëhet publik ky raport  për këtë publiku do të njoftohet me kohë dhe natyrisht se do të mund të shohim të gjitha detajet lidhur me shpenzimin e mjeteve të cilat kanë qenë të planifikuara me qëllim të organizimit të këtyre zgjedhjeve”.

sipas tij, bazuar në përvojat nga zgjedhjet e kaluara, shumica e shpenzimeve janë për të paguar trupat zgjedhore.

“Se sa është shifra e saktë është shpenzuar për këtë proces ne do ta dimë pasi të kemi këtë raport përfundimtar të shpenzimeve për këto zgjedhje por sigurisht se duke u mbështetur edhe në të kaluarën në proceset e kaluara zgjedhore pjesa më e madhe  e mjeteve shkon në pagesa të trupave zgjedhore të cilat angazhohen në proces zgjedhor qoftë për të organizuar këto zgjedhje para ditës së zgjedhjeve gjatë kësaj dite apo edhe pas ditës së zgjedhjeve  në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por se sa është shifra e saktë e saktë e shpenzuar për të paguar këta trupa zgjedhore ne do ta dimë  pasi të kemi këtë raport përfundimtarë të shpenzimeve zgjedhore”.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, i kushtuan kuletës shtetërore rreth 6 milionë euro, 2 milionë më shumë sesa zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Të ngjashme