KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë, balotazh në 21 komuna

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 10:23 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave, raporton Ekonomia Online.

KQZ-ja mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se këto institucione kanë vendosur për të gjitha ankesat.

Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë në këto 21 komuna: Gjakovë, Drenas, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, pas shpalljes së rezultateve bëri të ditur se ekziston mundësia e ankesës për këto rezultate brenda 24 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP).

Një ndër çështjet që nxiti diskutim gjatë mbledhjes për shpalljen e rezultateve ishte rezultati për komunën e Hanit të Elezit.

Kjo për shkak se zgjedhjet në këtë komunë janë kontestuar nga kandidati i pavarur, Rufki Suma, i cili sipas rezultateve preliminare u mund nga kundërkandidati nga Partia Demokratike e Kosovës, Mehmet Ballazhi.

Radoniqi tha për Han të Elezit nuk mund të shpallen rezultat.

“Nga kryetari i Gjykatës Supreme thonë se rezultati për Hanin e Elezit nuk mund të certifikohet. Ne jemi duke bërë shpalljen e rezultateve jo certifikimin”.

“Njoftojmë të gjitha subjektet politike se brenda 24 orëve mund të paraqesin ankesa lidhur me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve”.

Alim Rama tha se pasi ankesa për këtë komunën është në shqyrtim, mund të vazhdohet tutje.

“Ankesa është në proces e sipër. Unë nuk e pashë të arsyeshme për një komunë ku ankesa është në proces. Pjesa e ankesës kishte të bënte me zgjedhje”.

Arianti Elshani nga PDK-ja, tha se është dashur që të pritet që të vendoset për Hanin e Elezit për t’i shpallur rezultatet.

“Ne jemi brenda afateve kohore lidhur me raundin e dytë dhe lidhur me Hanin e Elezit të pritet deri në një vendim nga PZAP dhe Gjykata Supreme. Kemi mundur të presim për një orë më të vonë dhe shpalljes së rezultateve”.

“Unë insistoj të jetë se çfarëdo vendimi të marrë Gjykata Supreme nëse ka vendim të kundërt mund të largojë këtë rezultat. Gjitha ato akuza janë vërtetuar të pabaza dhe mendoj që duhet të jetë brenda shpalljes. Nuk mendoj që një anëtar ka pasur presion, por është një nguti që të shpallen rezultatet pa kaluar në të gjitha procedurat. Duke ditur që të shpallim fletëvotime është në rregull të vazhdohet me shpalljen e Hani të Elezit”.

Sami Kurteshi nga LVV-ja tha se pasi rezultat e një komune janë në shqyrtim nuk duhet që të ketë presion nga askush.

“Mendoj që nuk bon me gjuajt gurin me fsheh dorën. Kush po bënë presion ndaj kujt. Tash fillon afati i ankesave për shpallje të rezultateve apo certifikim për një komunë që është në proces të gjyqësorit. Tash është procesi i hapur. Mendoj që nuk jam i bindur se do të duhej të futej në rezultate”.

Florian Dushi nga LDK-ja tha se për shkak të afatit shumë të shkurtë nuk është mirë që të vonohet shpallja e rezultateve, raporton EO.

“Konsiderojë që është me rëndësi t’i njoftojmë që këto rezultatet të shpallen të gjitha dhe t’i njoftojmë se kur janë të gatshme për tu shpallur nga KQZ. Nuk guxojmë të vonohemi shumë”.

Rezultatet përfundimtare, mund t’i gjeni duke klikikuar në këtë LINK.

Të ngjashme