KQZ-ja shtyn decertifikimin e 86 kandidatëve për zgjedhjet lokale

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 15:26 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka shtyer decertifikimin e kandidatëve për kryetar dhe kandidatë për asamblenë komunale,  të cilët në tri vitet e fundit kanë qenë të dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm, raporton Ekonomia Online.

Mbledhja e KQZ-së në të cilën ishte paraparë që të bëhet decertifikimi i kandidatëve nga subjektet politike është shtyer për një ditë tjetër.

Kjo pasi nga anëtarët e KQZ u kërkua që të analizohen aktgjykimet për kandidatët e certifikuar. Andaj edhe u vendos që të mbajnë edhe një takim në të cilin do të diskutohen edhe një herë aktgjykimet e kandidatëve të certifikuar.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) i kishte dërguar KQZ-së një listë me rreth 600 emra të kandidatëve, mirëpo Zyra për Regjistrimin e Partive Politike këtë listë e ka filtruar në 86 sosh.

Kryetarja KQZ-së, Valdete Daka, tha se i kanë shqyrtuar të gjitha aktgjykimet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK).

Ajo tha se KQZ-ja nuk ka të drejtë të vlerësoj veprat e kryera penale.

“Konsideroj që kodi penal e ka kryer punën këtu sepse këta persona janë dënuar  në bazë të Kodit Penal. Neve nuk na obligon Kodi Penal, por ligji me bë zgjedhjet. Veprat penale ja e vepra penale”, tha ajo.

Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ , nuk u pajtua që të gjitha kandidatët të decertifikohen në një pako. Kjo pasi sipas tij, në këtë listë ka edhe persona të dënuar për vepra më të vogla si gjoba prej 150 eurosh, raporton EO.

“Në këtë listë ka kandidatë që me të vërtetë e meritojnë të decertifikohen, mirëpo ka edhe ka disa që janë të dënuar për vepra të vogla si gjoba prej 150 eurosh”.

Ndërsa Betim Gjoshi, tha se e di që i marrim në “qaf” shumë njerëz por ligji po iu hyn në hak jo komisioni zgjedhor.

Ai tha se Partia Demokratike ka qenë e gatshme edhe më herët që kandidatët e vet pa marrë parasysh prej veprës t’i heq prej listës.

Ndërsa Sami Hamiti tha se nuk do t’i votoj në pako pa bërë analizimin e një nga një.

Vendet e QUINT-it, kanë bërë apel që persona që janë të dënuar për vepra të ndryshme penale mos të jenë pjesë e listave zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, raporton EO.

Të ngjashme