KQZ-ja s’jep afat kur shpallen rezultatet, pas certifikimit do të njoftohet presidenti

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 10:56 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk mund të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme pa marre konfirmim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Gjykata Supreme se nuk janë duke shqyrtuar ndonjë anesë.

Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ, i tha Ekonomia Online se vetëm pas konfirmimit nga këto dy institucione mund të procedojnë më shpalljen e rezultateve përfundimtare.

“Aktualisht KQZ-ja nuk mund të shpallë rezultatet përfundimtare sepse duhet të presim përfundimin e të gjitha çështjeve të cilat mund të jenë parashtruar në institucionet e tjera, pra para se të procedojmë më shpalljen e rezultateve përfundimtare ne duhet të marrim konfirmim nga ana Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se dhe nga ana e Gjykatës Supreme se nuk ndonjë çështje për tu shqyrtuar ose vendosur”.

“…vetëm pasi të kemi këto konfirmime nga këto institucione KQZ-ja mund të procedojë tutje drejt shpalljes së rezultateve përfundimtare të këtyre zgjedhjeve”.

Ai ka sqaruar se pas shpalljes së rezultateve përfundimtare KQZ-ja duhet që t’i certifikojë ato. Sipas tij, pas certifikimit të rezultateve duhet që të njoftohet presidenti lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Sa i përket çështjes së rezultateve përfundimtare me shpalljen e rezultateve përfundimtare nuk përmbyllet procesi zgjedhor, pasi subjekte politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në PZAP dhe në rast se ky institucion e refuzon ndonjë ankesë ne e dimë që pala e pakënaqur ka të drejtë që të parashtrojnë ankesën në Gjykatën Supreme”.

“Ne pra gjithashtu duhet të presim vendimmarrjen e këtyre institucioneve të shohim natyrën ë këtyre vendimeve në mënyrë që pastaj ne të mund të procedojmë për të certifikuar rezultatet përfundimtare”.

“Siç e kemi bërë të ditur me certifikimin e rezultateve përfundimtare përmbyllen këto pjesë sa i përket procesit zgjedhor, pasi njoftojmë presidentin lidhur rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit”.

Të ngjashme