KQZ-ja s’jep datë se kur certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, në pritje të PZAP-së e Supremes

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 12:38 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke pritur konfirmim nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), por edhe Gjykata Kushtetues për ankesat eventuale lidhur me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme.

Valmir Elezi, zëdhënës në këtë institucion, i tha Ekonomia Online se pa marrë përgjigje për ankesat e mundshme nuk mund ta dijnë se kur do të certifikohen rezultatet.

“KQZ-ja është në pritje të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat të cilat janë parashutuar në këtë institucion. Gjithashtu duhet të presim edhe Gjykatën Supreme nëse ndonjë ankesë paraqitet në këtë institucion nga pala e pakënaqur lidhur me vendimet e PZAP-it”.

“Se kur do të bëhet certifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve ne nuk mund të dimë tani datën e saktë, por mund të themi se rezultateve i zgjedhjeve certifikohet pasi këto institucione të vendosin lidhur me gjitha ankesat që paraqiten në këto institucione si dhe pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ndërmarrë të gjitha veprimet që kërkohen përmes këtyre vendimeve nga ana e këtyre institucioneve”.

“Varemi nga vendimet të cilat i marrin këto institucioneve dhe se çfarë e obligojnë KQZ-në këto vendime. Se çfarë do të jenë këto vendime ne nuk mund ta dimë se ju takon këtyre PZAP-ja dhe Gjykatës Supreme”.

Elezi gjithashtu ka bërë të ditur se ka filluar me pagesat për anëtarët e këshillave të vendvotimit dhe stafin teknik që ka qenë i angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas tij, deri më tani janë dërguar për në Ministrinë e Financave listat me personat e angazhuar në 22 komuna, raporton EO.

“KQZ-ja ka filluar më parë pagesat e të gjithë personave që kanë qenë të angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 deri më tani janë dërguar në Ministrinë e Financave listat e emrat e personave nga 22 komuna të cilat kanë qenë të angazhuar në këto zgjedhje”.

“Bëhet fjalë diku rreth 23 mijë persona pra që janë pjesë qoftë si komisioner apo anëtarë të këshillave të vendvotimit apo staf teknik që janë angazhuar në këtë proces zgjedhor. Mund të ndodhë që ndonjë personi të mos i dalin mjetet për shkak të ndonjë gabimi në numrin e xhirollogarisë bankare apo për shkak se llogaria e tij mund të mos jetë aktive”.

“Këto raste pra duhet të paraqiten në komisionet komunale të zgjedhjeve ku këta persona kanë qenë të angazhuar në komunën ku kanë qenë të angazhuar në këto zgjedhje në mënyrë që të bëhen përmirësimet që kërkohen dhe pastaj KQZ-ja do të procedojë do t’i dërgojë sërish këta emra në ministrinë e Financave në mënyrë që t’i marrin mjetet që i takojnë”.

KQZ-ja më 7 nëntor ka bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor.

Sipas rezultateve Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 32 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 29 deputetë; Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 25 deputetë; koalicioni AAK-PSD 14 deputetë dhe Lista Serbe 10 deputetë.

Nisma Socialdemokrate ka arritur që të marrë 42 mijë e 72 vota, ose 4.98% që i ka pamundësuar që të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme