KQZ-ja sot certifikon partitë parlamentare për pjesëmarrje në zgjedhje lokale

Prishtinë | 28 Gus 2021 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë më procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit.

Mbledhja e KQZ-së, pritet të fillojë në orën 13:30.

Lajmi është konfirmuar për Ekonomia Online nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Po ashtu, ai ka konfirmuar se në rend të ditës për certifikim janë edhe subjektet politike parlamentare.

Deri më tani, KQZ-ja ka certifikuar 48 subjekte politike me 552 kandidatë, ndërsa ka vendosur të mos certifikojë 2 kandidatë të pavarur për shkak të mospërshtatshmërisë së tyre me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Numri i kandidatëve që do të certifikohen në këto zgjedhje lokale, pritet të jetë mbi 5 mijë kandidatë.

Të ngjashme