KQZ-ja sot vendos për kohëzgjatjen e fushatës për zgjedhjet në Podujevë

Prishtinë | 08 Shk 2020 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror Zgjedhor do të mblidhet sot për të marrë vendime për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë që do të mbahen me 15 mars.

Këtë e ka konfirmuar  zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka thënë se një nga vendimet do të jetë shkurtimi i afatave kohore të aktiviteteve zgjedhore.

“Gjatë ditës së shtunë do të mblidhet KQZ-ja dhe do të marrë disa vendime për përgatitjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahen më 15 mars 2020. – Një ndër vendimet e para do të jetë shkurtimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore duke i përshtatur me ditët që janë në dispozicion për organizimin e tyre”, ka thënë Elezi.

Elezi poashtu ka thënë se KQZ-ja në mbledhjen e sotme pritet të marrë vendim edhe për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë

Të ngjashme