KQZ-ja vendos për rinumërimin e 115 kutive të votimit

Prishtinë | 17 Qer 2017 | 12:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj bëri të ditur se të premten pasdite është përmbyllur procesi i rinumërimit të 30 kutive të votimit, për të cilat KQZ kishte vendosur të rinumëroheshin.

Po ashtu, gjatë mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 115 kutive të votimit, pasi janë vërejtur mospërputhje të votave të kandidatëve dhe subjekteve politike.

Në vazhdim të mbledhjes u paraqit edhe një analizë preleminare lidhur me pavlefshmërinë e fletëvotimeve. Analiza është bërë në QNR gjatë rinumërimit të 30 kutive të votimit, të premten (16 qershor).

Nga studimi i rasteve të fletëvotimeve të pavlefshme (518 në total) në vendvotimet e rinumëruara, është gjetur se kanë pasur të bëjnë me gabime në votim. Në 205 raste është shënjuar më shumë se një subjekt politik, e në 250 të tjera votuesit kanë shënjuar vetëm kandidatët, por jo edhe subjektin politik. Po ashtu, janë shënuar edhe numër i rasteve kur fletëvotimi është bërë i pavlefshëm me qëllim (62 raste) dhe në 1 rast fletëvotimi nuk ka qenë i vulosur.

Të ngjashme