KQZ-ja vlerësohet me çmimin e parë për menaxhim të zgjedhjeve

Prishtinë | 06 Dhj 2017 | 10:20 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është vlerësuar me vendin e parë të Çmimit Ndërkombëtar Zgjedhor në kategorinë “Menaxhimi i Zgjedhjeve”.

Ky çmim i është dorëzuar kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka për udhëheqje të sukseshme të tij, në një ceremoni e cila po mbahet në Jordani e organizuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Parlamentare (ICPS). Kjo ngjarje mbahet në partnerit me Komisionin e Pavarur Zgjedhor të Jordanisë (IEC) dhe në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Mbështetje Zgjedhore (ECES).

Në këtë ceremoni, kryetarja e KQZ-së, Daka mbajti edhe një prezantim lidhur me menaxhimin e proceseve zgjedhore në Republikën e Kosovës dhe bashkëpunimin me institucionet tjera shtetërore.

Fillimisht kryetarja Daka ka prezantuar para të pranishmëve një historik të Kosovës si dhe për rolin e KQZ-së të përcaktuar me Kushtetutë.

Në detaje, kryetarja Daka është ndalur edhe në bashkëpunimin e KQZ-së me institucionet tjera shtetërore, siç janë Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit si dhe me institucionet e drejtësisë, i cili sipas saj është i domosdoshëm në menaxhimin e të gjithë procesit zgjedhor, pasi çdo njëri prej këtyre institucioneve ka rolin e vet në faza të ndryshme të procesit zgjedhor.

Në këtë veprimtari po marrin pjesë organet e menaxhimit të zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës për të ndarë praktikat më të mira dhe për të zhvilluar strategji inovative që mund të praktikohen në vendet e tyre përkatëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme