KQZ-ja zyrtarisht i kërkon OSBE-së këshilla për zgjedhjet në veri

Prishtinë | 16 Pri 2019 | 15:42 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka diskutua edhe të martën për rolin këshillues të OSBE-së në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se OSBE-së i kanë përcjell kërkesë zyrtare për këshilla teknike për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve si dhe vetëm në ditën e zgjedhjeve për Këshillat e Vendvotimeve.

Gjithashtu është KQZ-ja ka bërë edhe shqyrtimin dhe miratimin e emërimeve të anëtarëve të KKZ-ve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

“Këshilli i operacioneve zgjedhore rekomandoi KQZ-së tabelat për secilën komunë”, tha Adnan Rrustemi.

Ndërsa Florian Dushi nga LDK-ja, propozoi që komisionit në Leposaviçit të i shtohet edhe një anëtarë nga LDK.

“Përbërja si e këtillë e thënë edhe parim e paracaktuar që këta trupa të kenë përbërje teke e jo çift që ndërlidhet me aspektet e vendimmarrjes, kërkoj që në komunën e Leposaviçit të jetë kryesuesi i LDK-së”.

Kërkesën me vota për e miratuan anëtarët e komisionit, raporton EO.

“Sipas këtyre rekomandimeve të anëtarëve të komisionit Leposaviçit iu shtua edhe një anëtarë nga radhët e LDK-së i cili është Driton Avdyli”, tha kryetarja Daka.

Të ngjashme