KQZ: Janë numëruar 75 për qind e vendvotimeve

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 23:03 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni qendror i zgjedhjeve sonte ka dalë me konferencën e fundit për ditën e zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se qytetarët duhet të vazhdojnë t’i referohen rezultateve të KQZ-së në webfaqe, duke shtuar se janë numëruar 75 për qind e vendvotimeve.

“Nuk do ketë një dalje tjetër nga KQZ dhe vazhdoni t’i referoheni rezultateve të KQZ, falënderojmë të gjitha mediat për monitorimin e sotëm. Të dhënat do të dalin sa po të procesohen të gjithë vendvotimet. 75 për qind e vendvotimeve dhe shumë shpejtë do të përfundojë transmetimi nga vendvotimet. Kësaj radhe shfaqja e rezultateve ka shkuar jashtëzakonisht mirë”, tha ai.

Të ngjashme