KQZ-ja mban pesë konferenca për media në ditën e zgjedhjeve

Prishtinë | 10 Qer 2017 | 12:52 | Nga

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se do të mbajë 5 konferenca për medie për të dhënë detaje për procesin zgjedhor.

Në orarin e përcjell nga KQZ-ja, konferenca e parë do të mbahet në orën 8 për të njoftuar për hapjen e qendrave të votimeve, raporton EkonomiaOnline.

Në ora 11:30, KQZ-ja do të njoftojë për numrin e votuesve deri në këtë kohë. Edhe në orën 15:30 konferenca për medie ka për qëllim që të njoftojë për numrin e votuesve dhe zhvillimet e tjera.

Kurse në orën 19:30 KQZ do të njoftojë për pjesëmarrjen në votime deri në mbylljen e vend votimeve. Për konferencën e pestë kur do të bëhen publike rezultate preliminare, thuhet se mediet do të njoftohen me kohe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme