KQZ: Në ora 16:00 fillon rinumërimi i 1472 vendvotimeve

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka njoftuar se në ora 16:00 do të fillojë rinumërimi i 1472 vendvotimeve pas vendosjes së Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 13 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

PZAP-ja ka marrë vendim që pas 52 ankesave që janë bërë, të ketë rinumërim të 1472 vendvotimeve.Po ashtu PZAP, ka marrë vendim në favor të ankesës së koalicionit Nisma-AKR-PD lidhur me votat e Serbisë.“Lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranoj të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia”, thuhet në vendimin e PZAP-së.Javën e kaluar KQZ bëri shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, ndërkaq Nisma kundërshtoi këto rezultate duke akuzuar KQZ-së se i ka fabrikuar.

Të ngjashme