KQZ: Në orën 7 votimi ka filluar në 63 vendvotime në Istog

Prishtinë | 17 Dhj 2017 | 08:25 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në konferencën e parë ka njoftuar se në 23 qendra të votimit, në 63 vendvotime sa janë gjithsej në Istog, procesi i votimi ka filluar në ora 7 pa ndonjë problem.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se të gjitha qendrat e vendvotimit janë hapur me kohë.

“Ju njoftojmë se në kohën e paraparë janë hapur të gjitha vendvotimet në komunën e Istogut, pra 63 vendvotime sa janë gjithsej”.

“KQZ fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote nga kjo komunë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre”.

KQZ do të mbaj edhe tri konferenca të tjera për të njoftuar për mbarëvajtjen e procesit të votimit në orën 11:30, në 15:30 dhe pas mbylljes së qendrave të votimit në ora 19:30, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme