KQZ: Në zgjedhje votuan 43.82 % e qytetarëve, 2 % më pak se në vitin 2013

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 20:13 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Valdete Daka, kryetarja e KQZ-së, ka thënë se në bazë të dhënave nga qendrat e votimit nga të gjitha komunat janë mbyll me kohë dhe pa incidente.

Daka ka thënë se deri në orën 19:00 kanë votuar rreth 812 mijë qytetar, ose 43.82% e qytetarëve. Sipas Dakës nuk ka ndodhur ndonjë incident që do të mund të cenonte integritetin e procesit ka thënë Daka.

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, prej tyre 18 mijë e 11 janë votues të rinj.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 të drejtë vote kishin 1 milionë e 792 mijë e 913 votues, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 46.31% e atyre që kanë pasur të drejtë vote.

Të ngjashme