KQZ: Nga 314 vendvotime janë rinumëruar 60

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deri të premten në orën 16:00 janë rinumëruar 60 vendvotime nga 314 për cilat ka vendosur KQZ-ja.

Me qëllim të rritjes së transparencës, pas rinumërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë në kohë sa më të shpejt formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

Pas përmbylljes së çdo rinumërimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me publikimin e formularëve të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

Të ngjashme