KQZ numëron mbi 90% të votave, Lladrovci bie në 45%

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 22:08 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka publikuar më shumë se 90 për qind të votave të numëruara dhe duket se komuna e Drenasit do të shkojë në balotazh.

Nga 66 vendvotime të procesuara (91,67%) nga 72 sa janë gjithsej, prin kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, me 45,20 për qind.

I dyti është kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj, me 27,30 për qind.

Edhe sipas rezultateve preliminare të shpallura nga Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ), PDK-ja ka fituar 46.5%, por që nuk janë të mjaftueshme që kandidati Ramiz Lladrovci të fitojë në raundin e parë.

Rezultatet në kohë reale mund të gjenden në Faqen zyrtare të KQZ-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme