Qendrat e Votimit menaxhohen nga KQZ-ja, jo nga kryetarët e komunave

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 23:40 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një sqarim pëe qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur me menaxhimin e Qendrave të Votimit dhe Vendvotimeve, pas paqartësive të krijuara në opinion.

Në ditën e zgjedhjeve, të gjitha shkollat të cilat shndërrohen në Qendra të Votimit janë në kompetencë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Po ashtu, të gjitha objektet shkollore të cilat shndërrohen në Qendra të Votimit menaxhohen dhe mbikëqyren nga KQZ. Ato nuk menaxhohen dhe as nuk mbikëqyren nga komunat dhe kryetarët e tyre.

Të gjitha rregullat për të gjitha Qendrat e Votimit gjithandej Republikës së Kosovës janë unfiorme dhe vlejnë njësoj për të gjitha, në të gjitha komunat. Këto rregulla kanë qenë të tilla edhe në proceset e kaluara zgjedhore dhe nuk kanë pësuar asnjë ndryshim.

Sqarimi i KQZ-së vjen pasi kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se sot gjatë ditës është informuar nga drejtorët e shkollave që ata kanë pranuar telefonata (siç kanë thënë nga KKZ) nga persona të cilët kanë kërkuar që në ditën e zgjedhjeve të ndalen kamerat në vendvotime.

Sipas tij, Komisioni Qendror Zgjedhor, përmes zyrtarit Nexhmedin Hyseni ka dërguar në drejtim të KKZ- Skenderaj një e-mail përmes së cilës ka urdhëruar KKZ-në që të ndalen kamerat në vendvotime, me pretekstin që “ky veprim është i kundërligjshëm në cenimin e lirive dhe të drejtave të votuesve”.

Sipas tij, kjo është e papranueshme.

Por, KQZ thekson se të gjitha rregullat për të gjitha Qendrat e Votimit gjithandej Republikës së Kosovës janë unfiorme dhe vlejnë njësoj për të gjitha, në të gjitha komunat.

Të ngjashme