KQZ: Regjistrimi i votuesve jashtë vendit nis më 13 janar, kush nuk lajmërohet në telefon – refuzohet

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 14:02 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Periudha për regjistrimin e voutesve jashtë vendit do të fillojë në datë 13 janar dhe do të përfundojë në 21 janar (ora 18:00), raporton Ekonomia Online.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të konfirmojë të gjithë personat që aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë vendit.

Sipas KQZ-së, ky institucion do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit.

Po ashtu, lidhur me këtë proces, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim.
Sipas vendimit të KQZ-së:

I. Prej një e-mail adrese, aplikuesi mund të aplikojë për vete dhe për rrethin e ngushtë familjar, që kanë të njëjtin mbiemër;
II. Në formularët e aplikimit për regjistrim, aplikuesi të shënojë vetëm numrin e tij të telefonit dhe jo të ndonjë familjari;
III. KQZ-ja do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim, duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit;
IV. Nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet;

Të ngjashme