KQZ-ja shtyp më pak fletëvotime sesa ka votues, në ditën e zgjedhjeve do të angazhohen 15 110 veta

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 17:11 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shtypë më pak fletëvotime se numri i përgjithshëm i votuesve. Kjo është një̈ praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore, raporton Ekonomia Online.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e KQZ-së.

Bazuar në Listën Përfundimtare të Votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion e 794 mijë e 862 votues, ndërsa do të shtypen 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime, përfshirë fletëvotimet rezervë.

Pra do të shtypen 177 mijë e 662 fletëvotime më pak se votues apo në përqindje 9,89 % më pak.

Në ditën e zgjedhjeve do të angazhohen 15 mijë e 110 persona në të gjitha vendvotimet, u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

KQZ-ja, po ashtu, emëroi anëtarët e këshillave të 2 mijë e 382 vendvotimeve; si dhe bëri akreditimin e një numri të vëzhguesve nga OJQ të ndryshme.  

Të ngjashme