KQZ sot shpall rezultatet përfundimtare për balotazhin në Drenas

Prishtinë | 21 Dhj 2016 | 10:09 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mbajë mbledhje sot ku pritet të shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës se Drenas. Në një komunikatë dërguar medieve bëhet me dije se mbledhja do të nisë nga ora 13:30.

Ndryshe, në balotazhin për kryetar të Drenasit fitues i zgjedhjeve doli kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci. Ndërsa, kundërkandidat i tij ishte Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën.

Procesi zgjedhor në Drenas është vlerësuar si pozitivi dhe të gjitha palët e kanë pranuar rezultatin.

Komunikata e plotë e KQZ-së dërguar medieve:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1. Hyrje – Znj. Valdete Daka – Kryesuese e Mbledhjes së KQZ-së;

2. Raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve:

– Shpallja e Rezultateve Përfundimtare për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc, të mbajtura më 18 dhjetor 2016.

3. Të ndryshme;

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme