KQZ: Të gjitha partitë mund të bëjnë përmirësime në lista, parashihet me ligj

Prishtinë | 19 Gus 2021 | 12:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ua mundëson të gjitha partive politike në vend që të bëjnë përmirësime apo korrigjime eventuale sa u përket listave të dorzuara për certifikim për zgjedhjet lokale, raporton Ekonomia Online.

Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ tha se  kjo është mundësi që e jep Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe Ligji për zgjedhjet lokale që subjektet politike të paraqesin përmirësimet-korrigjimet brenda afatit të caktuar.

“Duke u mbështetur në planin operacional të miratuar nga KQZ-ja, më 17 gusht Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka filluar të njoftojë subjektet politike lidhur me përmirësimet apo korrigjimet që duhet të bëjnë. Kjo është një mundësi që e jep ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligji për zgjedhjet lokale që subjektet politike të paraqesin përmirësimet/korrigjimet Brenda afatit të caktuar nga Zyra”.

Ai ka sqaruar se Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka kontaktuar me të gjitha partitë të cilat është evidentuar ndonjë gabim, mungesë dokumentacioni që duhet të përmirësohet-korrigjohet.

“Zyra ka zhvilluar komunikim të tillë me të gjitha subjektet politike, tek të cilat është evidentuar ndonjë gabim/mungesë dokumentacioni që duhet të përmirësohet/korrigjohet.  Zyra për certifikim ka kontaktuar me të gjitha partitë te të cilat është parë e nevojshëm që duhet të bëhen përmirësim”.

“Pas kësaj faze, si dhe pasi të përmbyllim procesin e verifikimit të kandidatëve nëse janë në përputhje me Nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, Zyra do të paraqesë në KQZ rekomandimet për certifikim ose jo të ndonjë kandidati. Si gjithmonë, mbledhjet janë të hapura për mediat dhe do të mund të përcjellin procesin e vendimmarrjes së KQZ-së”.

Pas kësja ai ka bërë të ditur se ata që nuk pajtohen me vendimet e KQZ-së mund të ankohen në PZAP, por edhe në Gjyktën Suprem, raporton EO.

“Fillimisht kjo është faza kur bëhet korrigjimi dhe përmirësimi lidhur me dokumentacionin dhe kjo përmbyllet me datë 21, KQZ do të bëjnë edhe verifikim e kandidatëve me institucionet e tjera deri me datë 23 gusht dorëzohet kërkesa, përgjigjet i presim deri më 24 gusht. Pas vendimit të KQZ-së mund të ankohen në PZAP deri në Gjykatën Supreme”.

Gjatë ditës në medie u raportua se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka aplikuar për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me letërnjoftim të UNMIK-ut.

Mirëpo Rama ka deklaruar se në KQZ ka aplikuar për certifikim me letërnjoftim të Republikës së Kosovës, të cilin e ka marrë në muajin qershor.

Të ngjashme