KQZ: Të gjitha qendra e votimit janë hapur me kohë, 30 mijë vëzhgues po e përcjellin procesin

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 08:10 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi në konferencën e parë për medie të këtij institucioni ka thënë se me kohë është shpërndarë materiali votues dhe se të gjitha qendrat e votimit në gjithë vendin janë hapur me kohë, raporton Ekonomia Online.

Ai më tej ka bërë të ditur se 30 mijë vëzhgues nga KQZ-ja do ta përcjellin procesin zgjedhor.

“KQZ-ja njofton se në orët e hershme të mëngjesit është shpërndarë materiali i ndjeshëm. Të gjitha qendrat 888 janë hapur në orarin e paraparë. Procesi i votimit është duke vijuar normalisht”.

“Janë 1 milion qytetarë me të drejtë vote. Numri i subjekteve politike është 28 ndërsa i kandidatëve 1 mijë e 52. KQZ ka akredituar 18 ambasada”.

“Janë 30 mijë vëzhgues nga KQZ-ja për të përcjellë procesin zgjedhor”, ka theksuar Elezi.

Të ngjashme