KQZ do të mbajë 4 konferenca për ecurinë e procesit zgjedhor më 22 tetor

Prishtinë | 20 Tet 2017 | 11:16 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë hapjen e Qendrës Mediale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka thënë se roli i medieve në ditën e zgjedhjeve është kyç. Ajo po ashtu ka paralajmëruar se gjatë ditës së zgjedhjeve janë 4 konferenca, raporton Ekonomia Online.

Në orën 8, një orë pas hapjes zyrtare të vendvotimeve do të mbahet konferenca e parë ku do të njoftohet për mbarëvajtjen e hapjes së qendrave të votimit.

Në orën 11:30 do të njoftohet për pjesëmarrjen në votim deri në orën 11:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Edhe në konferencën e orës 15:30 do të njoftohet për dy çështjet e lartë përmendura.

Konferencën e fundit KQZ ka parashikuar që të mbante në orën 20:00 ku do të njoftohet për pjesëmarrjen e qytetarëve në votim deri në orën 19:00 si dhe për mbylljen e vend votimeve.

“Zgjedhjet e lira janë kusht i demokracisë. Rreth 18 mijë vëzhgues janë të angazhuar për këtë ditë. Dua të iu drejtohen qytetarëve se thënë se të dielën është dita e zgjedhjes tuaj. Kërkoj nga patrtitw politike që të bëjnë zgjedhje të lira demokratike”, tha ajo, raporton EO.

Betim Gjoshi, ka kërkuar që demokracia në Kosovë të mbështetet tutje pasi sipas tij, KQZ po organizon zgjedhjet më të mira.

 

Të ngjashme