KQZ: Vetëm 5 ditë fushatë për zgjedhjet në Drenas

Prishtinë | 04 Nën 2016 | 13:04 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që fushata për zgjedhjet lokale në Drenas të zgjasë pesë ditë.

KQZ mori disa vendime që kanë të bëjnë me përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Për mbarëvajtjen e këtij procesi u ndanë 268 420 euro.

Takimi nuk drejtohej nga shefja e KQZ-së, Valdete Daka, pasi ajo ishte duke marrë pjesë në një takim për reformën zgjedhore të ftuar nga presidenti Hashi Thaçi.

Kjo gjë është kundërshtuar nga përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Andan Rrustemi, që takimin e ka cilësuar politik.

Në mbledhjen e së premtes, KQZ ka pranuar vendimin e  presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Drenasit (Gllogocit).

KQZ vendosi për caktimin e aktiviteteve kryesore zgjedhore:

kqz

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme