KQZ: Votuan 41.45% e qytetarëve, pa probleme serioze

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 20:14 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se në bazë të dhënave të dërguara nga komunat e vendit gjatë procesit zgjedhor kanë votuar 759 904 qytetarë, apo mbi 41.5 për qind e trupit votues.

Daka ka thënë se nuk ka pasur probleme që do ta dëmtonin procesin zgjedhor. “Kurse sa i përket veriut thuhet se ka pasur rreth 50 raste të votimit të dyfishtë, por kjo është raportuar mirëpo menjëherë pas intervenimit të KQZ kjo është ndërprerë”.

Daka nuk ka dashur të komentojë një exit poll që e nxjerr fituese koalicionin PAN me rreth 10 për qind diferencë nga vendi i dytë.

“Nuk merremi me Exit Poll as me rezultate që jepen nga organizata të ndryshme i presim rezultatet nga qendrat e votimit”, ka theksuar Daka.

Të ngjashme