Kramp-Karrenbauer viziton Kosovën javën e ardhshme

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU) do të vizitojë Kosovën të dielën e ardhshme.

Këtë e ka konfirmuar vetë ministrja gjatë një vizite që zhvilloi gjatë ditës së sotme në Kroaci, ku u takua me homologun e saj kroat, Damir Kërstiçeviq.

“Në Afganistan do të flasë me ushtarët e Bundeswehrit. Të dielën do të udhëtoj për në Kosovë për t’i takuar trupat e KFOR-it”, tha Kramp-Karrenbauer, raporton AFP.

“Ky është takimi i parë mes miqsh dhe më vjen mirë që jam këtu. Kam shumë kolegë ministra, por mund të them se Kërstiçeviqin brenda një kohe të shkurtër e kam bërë mik të vërtet. Gjermania dhe Kroacia kanë bashkëpunim të mirë dhe partneritet, jemi bashkë në Afganistan, në Kosovë, dhe nga viti 2020 edhe në përsëri në Lituani”, ka deklaruar ministrja gjermane.

Ndërkaq, ministri kroat, tha se “Gjermania është partneri më i rëndësishëm në kuadrin e sigurisë dhe mbrojtjes në Evropë dhe prioriteti im është fuqizimi i bashkëpunimit tonë”.

Ndërkaq, gjatë takimit, është arritur pajtimi që Kroacia dhe Gjermania të bashkë-organizojnë konferencën e bashkëpunimit NATO-BE qershorin e ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme