Krasniqi akuzon koalicionin qeveritar për dështimin e takimit

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 18:06 | Nga

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s Jakup Krasniqi për mospajtimin e arritur në takimin e liderëve partiakë e ka akuzuar koalicionin qeveritar.

“Marrëveshja nuk u arrit se koalicioni qeverisës nuk pati gatishmëri. Ndoshta vazhdojnë bisedimet e ne si opozitë kemi prit ta nënshkruajmë e të ecim tutje. E vetmja çështje që u diskutua ka qenë rishikimi i marrëveshjes por opozita nuk ka qenë e gatshme”, ka thënë Jakup Krasniqi pas dështimit të takimit të liderëve lidhur me demarkacionin dhe draft deklaratën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme