Krasniqi: Albin Kurti nuk ka më të drejtë të futet në objektin Kuvendit

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për situatën politike dhe atë shëndetësore në ët cilën ndodhet Kosova.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pas rrëzimit të qeverisë në Kuvend, Albin Kurti nuk ka të drejt të hyjë në atë institucion.

“Ai tashmë nuk është as deputet dhe nuk ka të drejtë të futet në objektin e Kuvendit si kryeministër”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i PDK-së thotë se ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti për shkak se partia e ka vlerësuar se duhet të merret pjesë.

“Ishte një takim koti pasi as nuk u bënë propozime e asgjë”.

Duke folur për situatën me COVID-19 në Kosovë, Krasniqi ka thënë që qeveria ën detyrë po mashtron me numrin e mikrobiologëve.

“Kosova i ka 48 mikrobiologë që mund të bëjnë analiza. Gjendja është katastrofale pasi qeveria nuk po shfrytëzon kapacitetet që kanë. Ministria është duke gënjyer kur deklarojnë se s’kanë kapacitete njerëzore. I kanë edhe njerëzit edhe aparaturat, por nuk kanë teste. Prej gjashtë javësh u kemi thënë se duhet blerë teste sepse vetëm duke testuar e dimë pasqyrën më të saktë”.

Krasniqi thotë se në qeverisjen e LDK-së Kosova ka pasur 14 respiratorë ndërsa sipas tij Uran Ismaili e ka lënë Ministrinë e Shëndetësisë me 142 respiratorë.

“Sot e kemi situatën më mirë se çdo vend i Ballkanit në raport me respiratorët”, tha ndër të tjera Memli Krasniqi.

Të ngjashme