Krasniqi: Asgjë e mirë për Kosovën nuk ka ndodhur pa PDK-në

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka thënë se asgjë e mirë për Kosovën nuk ka ndodhur pa PDK-në.

Këto deklarata ai i bëri në emisionin Rubikon përball Adriatik Kelmendit.

Krasniqi tha se as çlirimi i Kosovës, as pavarësia e as transformimi i infrastrukturës nuk ka ndodhur pa partinë që ai e udhëheq.

“Asnjë gjë e qëndrueshme nuk ka ndodhur pa Partinë Demokratike. Asgjë e mirë nuk ka ndodhur pa PDK-në. As çlirimi, as pavarësia as transformimi i infrastrukturës. Unë nuk po them që është bërë maksimumi. Është qeveria e pestë që nuk e udhëheq PDK-ja. Në vitin 2015-të kam qenë ministër në Qeverinë Mustafa. Është bërë një punë por jo sa në Qeverinë Thaçi. Atë e kam ndjerë”.

I pari i PDK-së shtoi se në kryesinë e kësaj partie nuk do të jenë ata që janë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk ka qenë e mjaftueshme që ne të fitojmë qeverinë. Fokusi ynë do të jetë që secili të ketë më pak obligime ashtu që secili ta kryejë detyrën sa më mirë. Kjo ju ndihmon edhe deputetëve që të fokusohen në punën e tyre në Kuvend”.

“Unë kam qenë i sinqertë në Konventë. Unë ju kam thënë kolegëve që nuk do të ju lëndoj asnjëherë as pa qëllim, me qëllim hiç se hiç. Pozita e deputetit është më e rëndësishme. Deputeti ta zgjedh presidentin dhe qeverinë. Vetëm deputetin ta zgjedh populli”.

Të ngjashme