Krasniqi: BE-së s’i besohet dialogu, sepse me negociatat po merren ata që s’na njohin

Prishtinë | 21 Mar 2020 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, është përfshirë në debatin rreth emërimit të sllovakut Miroslav Lajçak në pozitën e emisarit të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd.

Krasniqi ka thënë se Lajçak duket se do të jetë sllovaku i radhës në ekipën e Josep Borell, duke shtuar se ka ‘budallenjë’ që më pas pyesin pse disa nuk i besojnë më Bashkimit Evropian për të drejtuar negociatat për pajtim mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas ish-ministrit shumica e njerëzve që atyre që s’e njohin Kosovën janë përfshirë në procesin e negociatave, raporton Express.

Mospajtim rreth emërimit të Lajçakut ka shprehur edhe kreu i shtetit, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se sllovaku është i destinuar për të dështuar.

Të ngjashme