Krasniqi dhe Banks flasin për formimin e institucioneve të reja

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 12:07 | Nga

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka takuar sot, Stephen Banks, ushtrues detyre i zv. Shefit të misionit të ShBA-së në Kosovë.

Krasniqi dhe Banks gjatë këtij takimi të zhvilluar në zyrët e NISMA për Kosovën, diskutuan për situatën pas çertifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Gjatë këtij takimi Krasniqi, paraqiti pikëpamjet e tij rreth formimit të shpejtë të institucioneve në mënyrë që të vazhdojnë me procesin e reformave sa i përket agjendës euroatlantike të Kosovës.

Po ashtu gjatë këtij takimi u tha se krijimi sa më parë i institucioneve të vendit është mëse i nevojshëm për Kosovën.

Në fundit të takimit, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe komunikimit.

Të ngjashme