Krasniqi: Drenasi ka nevojë për kryetar e jo për misionar

Prishtinë | 02 Dhj 2016 | 07:55 | Nga

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se kandidati i partisë së tij për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, i ka të gjitha gjasat ta fitojë besimin e qytetarëve të kësaj komune.

Krasniqi për gazetën “Epoka e re” është shprehur i bindur se këtë herë qytetarët e Drenasit do ta bëjnë ndryshimin me Xhemajlajn.

Ai ka vlerësuar se qytetarët e Drenasit janë të lodhur nga, siç ka thënë ai, mashtrimet e këtyre viteve.

“Qytetarët në Drenas kanë nevojë për një kryetar që jeton me ta dhe me hallet e tyre, jo për misionar nga Prishtina”, është shprehur Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se disponimi i qytetarëve në Drenas është duke u shprehur fuqishëm për ndryshim.
Sipas Krasniqit, fituesi do të përcaktohet me balotazh. “Balotazhi është aty. Askush nuk dyshon në këtë. Mund të ketë edhe befasi, por jo për PDK[në”, ka thënë Krasniqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme