Krasniqi: E paarsyeshme kërkesa për pezullim të dialogut, zgjedhjet s’do prodhojnë Qeveri stabile

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 07:33 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dialogu me Serbinë s’ka arsye të ndërpritet edhe pas aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale, vlerëson Albert Krasniqi, Drejtor i programeve ne Demokraci Plus. Ai në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se përfaqësimi në dialog është detyrë e Qeverisë.

Pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale, për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe figura tjera të larta politike në Kosovë, si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, u kërkua që dialogu me Serbinë të ndërpritet. Një kërkesë e tilli erdhi nga AAK-ja që është pjesë e koalicionit qeverisës, të cilën nuk e pranoi kryeministri Avdullah Hoti që vije nga LDK-ja.

Pezullim të dialogut ka kërkuar edhe Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe u.d e Presidentes.

Por, Krasniqi thotë se përderisa ka një qeveri dhe janë votat e mjaftueshme për ta ratifikuar një marrëveshje eventuale nuk ka arsye për një pezullim të dialogut vetëm pse Gjykata Speciale ka filluar punën.

“Nuk shohë arsyeje që të ndërpritet dialogu përderisa kemi një qeveri e cila ka për detyrë të përfaqësojnë vendin në politiken  e jashtme dhe ka votat e nevojshme në Kuvend pastaj për ta ratifikuar një marrëveshje nëse ajo do të arrihej. Nëse ekzistojnë këto dy parakushte, atëherë nuk e shohë të nevojshme ndërprerjen e dialogut vetëm pse ka filluar punën Gjykata Speciale dhe as pse vendi nuk ka president të zgjedhur, pavarësisht se ka një u.d të presidentes, për shkak se roli i president në dialogu është mjaftë i kufizuar dhe ato i udhëheq kryeministri”, ka thënë Krasniqi.

Ai është shprehur se çdo pezullim, por edhe ato që kanë ndodhur në të kaluarën po ndikojnë negativisht në arritjen e një marrëveshje përfundimtare të mundshme.

Sipas tij, koalicioni qeverisës do ta ketë të vështirë funksionimin edhe pas paralajmërimit të AKR-së për dalje nga koalicioni. Krasniqi i cili është njohës i mirë i çështje politike dhe funksionimit të partive, nuk beson se edhe zgjedhjet e reja do të mund të prodhonin një qeveri më të stabile se kjo.

“Nuk është që zgjedhjet kanë me pru një koalicion tjetër dhe do të jetë më stabile dhe do të mund të bëjnë një qeverisje ndryshe nga kjo që kemi parë deri më tani, në aspektin e stabilitetit qeverisës dhe shtyrjen përpara në Kuvend të ligjeve apo iniciativave që mund të ketë kjo qeveri. Mirëpo kur nuk funksionin nuk mund ta mbash më zor asnjë koalicion edhe po duket që ky do të jetë edhe fati i këtij koalicioni, për shkak se kemi një paralajmërim të AKR-së që tash e mas do të jetë opozitë. Po e shohë shumë të vështirë që të vazhdohet tutje edhe me kompromise minimale që mund të jenë mes partnerëve të koalicionit qeverisës e lëre më për tema që kërkojnë koncensues më të gjerë siç është zgjedhja e presidentit, që duket që do të qojë në zgjedhje të parakohshme”, tha ai.

Sa i përket mundësisë së shkuarje në zgjedhje të parakohshme  ai thotë se nuk e sheh moment të duhur, duke pasur parasysh situatën me pandeminë, procesin e dialogut dhe Gjykatën Speciale.

Madje, sipas tij as partive politike nuk ju konvenon një gjë e tillë momentalisht.

“Nuk po shohë momentum për të shkuar në zgjedhje, qofte situata me pandeminë, Gjykata Speciale, dialogu me Serbinë që është në një dinamikë tjetër dhe po ashtu vet partitë politike nuk janë mirë të konsoliduar.LDK-së nuk i konvenon shkuarja  në zgjedhje për shkak të daljes së Vjosa Osmanit, por edhe duke e pasur postin e kryeministrit. PDK-ja që nuk e ka një lider, shumica e qytetarëve votojnë për liderin e jo për subjektin politik dhe pa një figurë qendrore do ta ketë të vështirë të mbledh vota. AAK-ja nuk është që gëzon ndonjë popullaritet të madh dhe mund të ketë edhe ajo tkurrje në krahasim me këto zgjedhje. Përjashto këtu Lëvizjen Vetëvendosje e cila edhe në sondazhe del se ka numër më të madh të deputetëve që ka aktualisht, por edhe për ta nuk është një momentum i vështirë për ta marr vendin në këtë gjendje për shkak se ka përgjegjësi të mëdha dhe vështirësia për të gjetur një partner stabil për qeverisje”, tha ai.

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit, zgjedhjet e parakohshme po shihen si të mundshme, duke parë edhe jo stabilitetin në koalicionin qeverisës.

Të ngjashme