Krasniqi e quan Kurtin kryemashtruesi i Kosovës, shumë shpejt i doli boja

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar në orët e mbrëmjes lidhur me ndaljen e pagave për mësimdhënësit, si dhe një video propaganduese që Vetëvendosje publikoi sot.

“Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik”, ka shkruar kryetari i PDK-së, në një postim në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

Prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik.

Kryeministri është kryemashtruesi i Kosovës. Shumë shpejt i doli boja!

Të ngjashme