Krasniqi e quan tendencë për ta penguar dialogun, seancën e thirrur nga LDK e VV

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 15:04 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kërkesën për seancë nga LDK dhe LVV, e ka quajtur tentim për ta penguar procesin e dialogut Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

Pas vendimit të Kryesisë, për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme këtë të mërkurë, Krasniqi shtoi se opozita duhet të marrë pjesë edhe në seancat e rregullta të Kuvendit të Kosovës.

“Seanca e së mërkurës është rrjedhojë e kërkesës së opozitës, në vend që të marrin pjesë në seancë të rregullta ata po mendojnë ta kryejnë punën përmes seancës së jashtëzakonshme. Për këtë seancë kuvendi e ka dhënë fjalën e saj. Kjo seancë e thirrur për të mërkurë është tentim për tu shpërlarë nga pa përgjegjësia sa i përket çështjes së dialogut. Ata po duket se nuk kanë kurajo ta thonë të vërtetën dhe thonë se nuk e mbështesin dialogun.”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se seanca e thirrur për mërkurën ka qenë edhe më herët seancë e thirrur nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Kuvendi ka marrë vendim përmes rezolutës së javës së kaluar për të themeluar delegacionin shtetëror. Kjo thirrje e seancës në kohën e njëjtë dhe në orën e njëjtë që është thirrur më herët nga kryeparlamentari Veseli, është tendencë për ta penguar dhe për ta pamundësuar dialogun”, pohoi Krasniqi, raporton EO.

Tutje Krasniqi ftoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike që të bëhen pjesë e delegacionit shtetëror.

“LVV nuk duhet të bëjë lojëra të tilla për ta shmangur vendin nga çështje të tilla. S’ka asnjë rezultat nga kjo seancë është mandatuar delegacioni shtetëror. LDK dhe LVV më mirë e kanë që të marrin pjesë në këtë delegacion”, shtoi Krasniq.

Përndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mërkurën në orën 10, të mbahet seancë e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Kosovës si “Draft-marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Të ngjashme