Krasniqi: E vështirë që sot të arrihet një marrëveshje e madhe, por ajo ekonomike hap pozitiv

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 16:42 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në takimin e sotëm që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në ShBA, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se është paralajmëruar arritja e një marrëveshje politike mes dy vendeve, sipas Jeta Krasniqit nga Instituti Demokratik i Kosovës, nuk mund të pritet një gjë e tillë.

Ajo në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se marrëveshja ekonomike që pritet të nënshkruhet në këtë takim, do të jetë një hap për arritjen e një marrëveshje politike.

“Takimet do të jenë për të arritur një marrëveshje ekonomike si një mënyrë e ndërmjet për të arritur tek ajo marrëveshje më e madhe mes njohjes reciproke”.

“Dje u raportua se është hap mundësia e integrimit edhe të njohjes reciproke. Nëse do të jetë në marrëveshjen e sotme ku pritet të nënshkruhet edhe elementi ku palët zotohet për të lëvizur drejtë njohjes reciproke, por janë hapa pozitivë të cilat mund të sjellin një marrëveshje të ndërmjetme para se të shkojmë te ajo marrëveshja përfundimtare. Është pak e vështirë të mendohet se në takimin e sotëm  mund të arrihet tek ajo marrëveshja gjithëpërfshirëse”, tha Krasniqi.

Ai duke komentuar deklaratën e ambasadorit  Grenell, se nuk ka dialog pa befasi, ka thënë se administrata Trump ka insistuar gjithmonë për një marrëveshje reciproke mes dy vendeve, pasi sipas saj problemi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është problem politik, dhe mbetet të shihet se si në çfarë suaza do jetë elementi i marrëveshjes.

Në këtë takim është raportuar se do të diskutohet edhe për Trepçën dhe Ujmanin. Por, sipas Krasniqit Kosova nuk duhet të diskutojë për resurset e saja me Serbinë, si pasur të të dyja shteteve, por vetëm nga mundësia e investimeve.

“Resurset e Kosovës janë të saj dhe nuk janë  mund të ketë diskutime për parë mënyrën e investimeve në ato pjesë por jo si një diskutim si pasuri mes dy shteteve”, ka thënë Krasniqi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të enjten në mbrëmje pas takimit të parë me zyrtarë amerikanë, ka paralajmëruar nënshkrimin e një marrëveshje, me datë 4 shtatorë (sot), duke mos dhënë detaje.

Por, ai nga ShBA ka thënë se me Serbinë nuk do të diskutojnë asnjë temë përveç njohjes reciproke.

Të ngjashme