Krasniqi: Emërimet politike sinjal i keq, VV-ja ka proklamuar që do t’i çkapë bordet nga militantët partiakë

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Albert Krasniqi nga Demokraci Plus e ka komentuar 100 ditëshin e Qeverisë Kurti duke radhitur ato që i cilëson si punë të mira.

“Duhet vlerësuar qëllimet që janë treguar prej kësaj qeverie që fillojnë me emërimin e njerëzve në pozitat udhëheqëse të qeverisë. Kemi parë persona që kanë background akademik dhe përvojë profesionale, pra nuk kanë ardhë kryekëput vetëm militantë partiakë për të udhëhequr në ato pozita. Kjo na ka bërë të ndjehemi mirë shumicën prej nesh, besoj”.

“Po ashtu edhe mospasja e akuzave për keqpërdorim të detyrës zyrtare ose të ngjashme ka qenë një avantazh, ulja e pagave të cilat nuk ishin arsyetuar, reduktimi i numrit të ministrive për shkak se ishin krijuar ministri për të akomoduar persona të caktuar ishin sinjalet pozitive që kjo qeveri mund të ketë qëllime të mira për të qeverisur mirë me vendin”.

“Pastaj edhe veprimet e para që u ndërmorën janë po ashtu për t’u përshëndetur ta zëmë anulimi i tenderëve që nuk kishin zotim të mjeteve që ishin miliona euro, shkarkimi i ambasadorëve që ishin emëruar në baza kryekëput politike dhe tejkalim të mandateve të përcaktuara, tërheqja e pagave pas përfundimit të mandatit, anulimi i Zonave Ekonomike që ishin krijuar me qëllim kryekëput të shpronësimit dhe të tjera. Kjo i atribuohet të dyja p

“Këto janë vetëm një pjesë, sepse shkarkimet dhe anulimet nuk na garantojnë që pastaj emërimet dhe tenderët e ri që do të bëheshin do të ishin në mënyrë të duhur. Kjo është vetëm një pjesë – janë 50 ditë”.

Krasniqi në Rubikon me Adriatik Kelmendin ka thënë se secila qeveri do të kishte probleme nëse qysh në ditët e para të qeverisjes përballet me një pandemi globale.

“Ishin dy vështirësi – pandemia dhe mocioni mosbesimi – që për secilën qeveri, jo vetëm për një qeveri që e ka marrë mandatin për herë të parë, do të kishte probleme që të ballafaqohet me pandeminë në ditët e para. Duhet kufizuar vlerësimi për menaxhimin e pandemisë, ndonëse kjo më shumë ka qenë në duar të institucioneve shëndetësore se sa Qeverisë. Krejt fatura ta zëmë për një menaxhim jo të mirë të pandemisë nuk mund t’i shkojë krejt Qeverisë, por ndahet në bazë të peshës për sektorë”.

Ai ka kritikuar emërimet që janë bërë në bordet e përkohshme, pas shkarkimit të tyre nga Qeveria, duke thënë se Vetëvendosja dërgoi sinjal të keq me emërimin e militantëve partiakë.

“Emërimet politike nuk mund ta pranoj se kanë qenë provizore, për shkak se u emëruan në mandate të plota në dikasteret që ishin. Ata u emëruan dhe kjo është sinjal i keq në atë çfarë Vetëvendosja ka proklamuar gjatë tërë kohës që do t’i çkapë bordet nga militantët partiakë, ata ishin anëtarë të partisë dhe nuk mund të arsyetohen se janë profesionistë. Edhe në parti të tjera kanë mundur të kenë profesionistë partiakë të emëruar. Pas prishjes së koalicionit shkarkuan disa persona në borde që u konsideruan se ishin nga LDK-ja dhe thanë që s’kanë guxim ta luftojnë krimin dhe korrupsionin dhe u zëvendësuan me kryekëput militantë të një subjekti politik”.

Të ngjashme