Krasniqi: Është shqetësuese nëse situata degradon në veri

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 14:58 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për situatën e sigurisë në veri.

Krasniqi ka thënë se në mbledhjen e kryesisë së PDK-së, ndër tjerash është diskutuar edhe për këtë çështje.

Ai ka thënë se është shqetësuese nëse situata degradon për shkak të veprimeve të kujdo qoftë atje që nxiten qoftë nga Beogradi ose nga të tjerët.

“Mbledhja është e rregullt, nuk është urgjente. Ne jemi në proces zgjedhor dhe kurdo që mbahen zgjedhjet në parti ka shumë angazhime. Është e vërtet ne patëm diskutime, me theks të veçantë sa i përket situatës së sigurisë në veri. Për ne është shqetësuese nëse kjo situatë degradon për shkak të veprimeve të kujdo qoftë atje që nxiten qoftë nga Beograd ose nga të tjerët”, ka thënë Krasniqi, raporton EO.

Sipas tij, e rëndësishme është t’u garantohet siguria qytetarëve, pa dallime.

“Për neve është e rëndësishme që t’i garantojmë qytetarët pa dallime se askush nuk do të cenohet në kuptimin e sigurisë në veri të vendit dhe si institucione do ta luajmë rolin dhe do ta përmbushim detyrën kushtetuese për të garantuar siguri. PDK aty ku ka përgjegjësi do ta jap maksimumin e vet” është shprehur Krasniqi.

Ai ka folur për taksën që ka vendosur Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë. Ai ka thënë se ky vendim ka pasur mbështetjen e PDK-së dhe se asnjë vendim nga Qeveria e Kosovës nuk merret pa pasur mbështetjen e tyre.

“PDK-ja është pjesë e Qeverisë dhe asnjë vendim në Qeveri nuk mund të merret pa u mbështetur nga PDK-ja. Edhe pa u marrë ai vendim unë kam propozuar që të rritet taksa”, ka thënë Krasniqi, raporton Ekonomia Online.

 

 

 

 

Të ngjashme