Krasniqi flet për kompromise në dialog: Asociacioni mund të jetë në tavolinë

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 07:56 | Nga Ekonomia Online

Albert Krasniqi, hulumtues politikash në organizatën “Demokraci Plus”, ka komentuar vizitën e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë në Kosovës.

Krasniqi në RTV Dukagjini thotë se arsyeja kryesore e kësaj vizite është dialogu Kosovë-Serbi.

Hulumtuesi i “Demokraci Plus” thotë se Maas përmendi kompromisin që duhet të bëjë Kosova për një njohje përfundimtare.

Sipas tij ende nuk po dihet se çfarë kompromisi po i kërkohet Kosovës për një marrëveshje përfundimtare.

Ai thotë se Gjermania në mënyrë kategorike ka kundërshtuar shkëmbimin e territoreve apo prekjen e kufijve, por sipas tij Asociacioni i Komunave më Shumicë serbe mund të jetë në tavolinë.

“Për t’u implementuar ky skenar megjithatë Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj”, deklaroi Krasniqi, teksa shtoi se pasi ndodhën ndryshimet në SHBA, nuk ka më arsye të shpresohet se vonesa e dialogut na shkon për shtati

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme