Krasniqi: Frontit të përbashkët kundër terrorizmit i është bashkuar edhe Kosova

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorit në ShBA.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova qëndron pranë popullit amerikan për të ndarë dhimbjen dhe pikëllimin me ta.

“Në përvjetorin e 21-të të kësaj ngjarjeje që ndryshoi drejtimin e historisë së re, qëndrojmë pranë popullit mik amerikan, për të kujtuar këtë ditë dhe për të ndarë dhembjen dhe pikëllimin me ta”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas Krasniqit, frontit të përbashkët global kundër terrorizmit, që udhëhiqet nga ShBA-ja tash e 21 vjet, i është bashkuar edhe Kosova.

Ai tha se që ishte menduar të ishte goditje për ShBA-të dhe botën demokratike, vetëm sa i bashkoi të gjithë, për t’u ngritur më fuqishëm e më guximshëm se kurrë kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të më të shtrenjtës, lirisë.

Të ngjashme